Qeveria Rama ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit për dokumentet e identitetit që u ka skaduar ose u përfundon më 11 maj, shtetasit me vendbanim brenda territorit të Shqipërisë.
Vendim u mor pasi rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj, dokumente që janë domosdoshme për të votuar.
Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike shtyhet deri në datën 31 maj 2025.
Edhe PD kishte kërkuar të lejohej ky votim, pasi sipas saj janë rreth 600 mijë shqiptare me ID të skaduar. Në janar, qeveria shtyu vlefshmërinë e dokumenteve të skaduar për diasporën.












