Keisi dhe Kristi tashmë janë çifti numër 2 në shtëpinë e ‘Big Brother’. Puthjet, ledhatimet, përqafimet nuk mungojnë, por mungon puthja në buzë, e cila pritet te vije se shpejti.
Po si do ndiheshin ata të dy nëse do duhet të takojnë familjet respektive? Për këtë u pyetën në emisionin që zhvilluan në mëngjes. Kristi u shpreh se do kishte pak siklet kur të takonte Sabianin, mirëpo nuk do e kishte problem.
“Po problem. Siklet ke gjithmonë. Siklet ke kur shikon babain tënd. Dy muaj po të kishim e njëjta gjë do ndodhte, ai për këtë arsye do vinte këtu, të më shikonte”, tha Kristi. Ndërsa në krahun tjetër bukuroshja Keisi mendon se takimi me Robert Aliajn do ishte shumë i sikletshëm, aq sa do ngelte pa fjalë.












