Në mbledhjen e kryesisë së thirrur sot nga Sali Berisha, të strukturave paralele në Partinë Demokratike, ishte e pranishme edhe Jozefina Topalli. E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të largohet nëse humb në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.
Jozefina Topalli: “E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.”
Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?
Topalli: “Në zgjedhjet politike po të 2025!”
Berisha nuk ka pranuar të japë dorëheqjen por ka pohuar se është i gatshëm të marrë votëbesimin e bazës, ashtu siç e përcakton edhe statuti i PD-së.












