I gjithë vendi po përgatitet për festat e Nëntorit.
E referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, që e caktoi të hënën, pra datën 27 nëntor ditë pushimi, i bie që administrata shtetërore të pushojë 5 ditë rresht, përfshirë këtu edhe fundjavën që i paraprin 28-29 nëntorit.
“Administrata Shqiptare pushon mirë. Po të llogarisim gjatë një viti janë 52 fundjava shumëzim për 2 ditë bëjnë 104 ditë, plus 22 ditë pushimi vjetore, 126 ditë, i shtojmë këtu 15 festat zyrtare janë 141 ditë gjithsej. Pra 141 ditë janë më shumë se 4 muaj, janë gati 5 muaj pushime ne vit. Pra administrata pushon gati 40% të kohës dhe punon 60% të kohës. Por unë mendoj se kjo është një gjë positive e cila duhet mbështetur, për shkak se dimensioni i ri ku shoqëritë po shkojnë është dimensioni human, ku marrëdhëniet sociale, sidomos marrëdhëniet brenda familjes janë ato që stimulohen më tepër. Për këtë arsye sot Finlanda po diskuton javën 4 ditëshe të punë. Natyrisht që ditët e pushimit të administratës publike ka edhe përfitimet e veta pasi gjatë kësaj kohë kursehet energji elektrike, letër, ujë, karburant”, tha eksperti i ekonomise, Pano Soko.












