Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aeroportit të Vlorës, ku po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale.
Aeroporti i Vlorës duhet të jetë gati para sezonit të ri turistik dhe për këtë kreu i qeverisë kërkoi që të punohet 24 orë në 24 orë që ky objekt të jetë gati në prill.
“Duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni i verës të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë”, tha Rama.












