Sabiani ishtë surpriza e mbrëmjes së djeshme pasi vendosi që të ishte pjesë e shtëpisë së Big Brotherit.
Këngëtari i njohur është shfaqur hapur kundër lidhjes së vajzës së tij, Keisit me Kristin për të cilin tha se nuk është i duhuri. Sabiani gjatë një rrëfimi me Oltën dhe Qetësorin tregoi se mamaja e Keisit ka kaluar traumë nga kjo “lidhje” për shkak se Kristi kishte një histori dashurie jashtë shtëpisë të cilen e tradhtoi me te bijen e tij.
“Ka harruar ajo (Keisi) që ka familjarë jashtë, ka gabuar dhe më ka zhgënyer shumë! Nëna e saj e ka përjetuar keq, ka kaluar traumë ajo jashtë. Unë kisha dy zgjedhje: Ose të vija dhe ta merrja Kejsin ta nxirrja jashtë shtepise se Big Brotherit ose të futesha edhe vetë brenda. Zgjodha këtë të dytën që mos ia lija peng gocës“, tha Sabiani pas Primes së djeshëm.












