Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ku tregon lirimin e disa hapësirave publike në kryeqytet nga IKMT, të zëna më parë nga bizneset private.
Krahë videos kryeministri shkruan: “Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit”.
Kujtojmë se prej korrikut të këtij viti qeveria ka nisur një aksion për prishjen e të gjitha strukturave të bizneseve që zënë hapësirat publike, ky aksion është ndërmarrë në nivel kombëtar dhe ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama












