“Luiz Ejlli” është kthyer pa diskutim në një fenomen te Big Brotherit dhe gjithe shoqerise shqiptare, teksa fama e tij i ka kaluar edhe kufijtë e vendit tone.
Marin Orhanasi, aktori i Portokallisë, i cili e imiton shkodranin çdo të diel në programin e humorit ka treguar se Luizin e njeh sepse e ka çun lagjieje, për të cilin tha se është një “rrugaç i bukur”.
“Unë Luizin e kam çun lagjie banojmë shumë afër e njoh nga larg. Por ideja është personalitet shumë simpatik në tërësi jo vetëm në “Big Brother” por edhe në përgjithësi me qëndrimin e tij, siç e quaj unë një rrugaç i bukur, që di nga gjithçka dhe të kthen përgjigje nga gjithçka. Nga një anë duhet falënderuar sepse i ka treguar syrit të publikut që ka dhe djem të tillë që i ka në bërë të gjitha në jetë në kuptimin më të mirë të fjalës”- tha aktori.












