Wednesday, November 25, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Aktorja Anila Bisha kërkon të pezullojë “Diellën”, reagon Qeveria Rama: Padia është…

by Rilindje
12/02/2026
in TË TJERA
Aktorja Anila Bisha kërkon të pezullojë “Diellën”, reagon Qeveria Rama: Padia është…

Qeveria Rama ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon pezullimin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Ka qenë Drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, e cila ka bërë të ditur qëndrimin e palës tjetër në këtë proces. Hasa është shprehur se qeveria e sheh këtë si një të drejtë ligjore të ushtruar nga Bisha, por e konsiderojnë pretendimin e ngritur nga ajo si të pabazë.

Ajo theksoi se Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore kundër qeverisë, ndërsa vlerësimi përfundimtar i takon gjykatës.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Hasa.

Çështja nisi pasi aktorja e njohur Anila Bisha paditi Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të ministres Diella. Sipas padisë, Bisha përfaqëson zyrtarisht zërin dhe imazhin e Diellës, në bazë të një kontrate bashkëpunimi 1-vjeçare të nënshkruar një vit më parë.

Aktorja i ka kërkuar Gjykatës Administrative që deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, të vendosë masën e sigurimit të padisë, duke pezulluar përdorimin e avatarit të ministres Diella. Në kërkesë theksohet se si pasojë e veprimeve të palës së tretë, asaj po i shkaktohet një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

NGA KATEGORIA

Ndryshim surprizë/ Pas 23 vitesh, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen çmimet!
TË TJERA

Ndryshim surprizë/ Pas 23 vitesh, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen çmimet!

24/11/2026
Lamtumirë pritjes për transfertat, paratë në Shqipëri do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda
TË TJERA

Lamtumirë pritjes për transfertat, paratë në Shqipëri do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda

23/11/2026
Gazetari shqiptar përplaset me Mickoskin në sy të Ramës: Na kërko falje për…
TË TJERA

Gazetari shqiptar përplaset me Mickoskin në sy të Ramës: Na kërko falje për…

22/11/2026
Sulmet ndaj Ballukut/ Grida Duma tregon bisedën e prapaskenat me Elisa Spiropalin
TË TJERA

Sulmet ndaj Ballukut/ Grida Duma tregon bisedën e prapaskenat me Elisa Spiropalin

22/11/2026
“Shtrëngata dhe borë”/ Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme, ja çfarë paralajmërojnë…
TË TJERA

“Shtrëngata dhe borë”/ Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme, ja çfarë paralajmërojnë…

20/11/2026
Aeroporti i Gjirokastrës, një portë e re drejt Europës dhe botës
TË TJERA

Aeroporti i Gjirokastrës, një portë e re drejt Europës dhe botës

20/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Do dorëzosh mandatin të tërhiqesh? Spiropali befason me përgjigjen…
POLITIKË

Do dorëzosh mandatin të tërhiqesh? Spiropali befason me përgjigjen…

25/11/2026
Kush do ta zëvendësojë Spiropalin? Rama tregon emrin: Ja kryeparlamentari i ri
POLITIKË

Elisa Spiropali flet si e para grua e përjashtuar: Kjo është përtej Edi Ramës…

25/11/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, qeveria…
EDI RAMA

Rama i jep “OK”/ Sytë e Europës sot dhe nesër nga Tirana, çfarë pritet sot…

25/11/2026
Dalin EMRAT/ Kush janë 2 ministrat e PS që mund të “djegin” mandatet për bashkinë e Tiranës dhe Shkodrës
EDI RAMA

Gara brenda PS në Korçë, dalin EMRAT që duan të drejtojnë bashkinë/ Kush vendos…

24/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Drejtuesi politik i PD jep DORËHEQJEN nga qyteti…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Drejtuesi politik i PD jep DORËHEQJEN nga qyteti…

24/11/2026
Paralajmëroi deklaratë pas përjashtimit nga PS, Shehaj ironizon Spiropalin: Mos na hapni më barkun me…
POLITIKË

Paralajmëroi deklaratë pas përjashtimit nga PS, Shehaj ironizon Spiropalin: Mos na hapni më barkun me…

24/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!