Pronari i kompanisë “EMAAR”, Mohamed Alabbar, deklaroi sot se projekti më i rëndësishëm turistik që po zbatohet në vendin tonë, “Durrës Yacht & Marina”, po avancon me rritme të larta.
“Në fakt, e kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë Rama vetëm këtë vit në shkurt. Ndaj, në 10 muaj shumë gjëra kanë ndodhur. Sepse pas nënshkrimit të marrëveshjes duhet të bëjmë projektimin, projektimin e detajuar, tenderat, kontratat. Ndaj jam mjaft i kënaqur që brenda 10 muajsh ne jemi në kantier. Por shpresoj gjithashtu të mund të ecim më shpejt. Në anën e shitjeve, gjërat po shkojnë jashtëzakonisht shumë mirë. Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain.”, deklaroi Alabbar.
Ky projekt parashikon ndërtimin e hoteleve, rezidencave private, shëtitoreve, dyqaneve, restoranteve superluksoze, mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, si dhe 170 dyqane tregtare rreth portit të ri.












