Gazetari Alban Dudushi është përballur me një problem të rëndë shëndetësor.
Alban Dudushi tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.
“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale”, rrëfen Dudushi.
Ai tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo e ka përjetuar më rëndë situatën. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe Alban Dudushi sot vijon kontrollet për t’u siguruar që shëndeti i tij është në rregull.
“Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj’. Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë”, tha Dudushi.












