“Amarildo” është mënyra se si Luiz Ejlli thërret gjatë gjithë kohës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Armaldo Kllogjerin.
Sonte gjatë spektaklit edhe moderatorja Arbana Osmani në një moment ku po diskutoheshin disa nga situatat brenda shtëpisë, ka bërë lapsusin duke e thirrur Armaldon, “Amarildo”, një emër ironizues që Luizi i ka vendosur “Maestros”. Edhe Arbana është prekur nga “Efekti Luiz”.
Në pak sekonda ky moment është bërë viral dhe është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale. Gjatë mbrëmjes, pas lapsusit, Arbana Osmani ka kërkuar falje, por ky moment nuk i ka shpëtuar as banorëve të cilët kanë qeshur.
Luizi dhe Armaldo prej më shumë se 10 ditësh nuk flasin me njëri-tjetrin. Pikërisht kjo përçarje, ka bërë që bisedat mes tyre të shoqërohen me epitete dhe ofendime.












