Mbrëmë në prime u diskutua për lojën e javës, ku shtëpia u kthye në qeveri më Kryeministër Luizin, President Kristin dhe Kryetare Parlamenti, Efin, për këtë të fundit Arbana bëri nje koment duke e krahasuar me ish-vjehrrën e Luizit, Jozefina Topallin.
Banorët zgjodhën Luizin për Kryeministër, President Kristin, Kryetare Parlamenti Efin, Ministër të Brendshëm, Qetësorin, etj. Mirëpo kur sfida u komentua në prime, Arbana pati edhe një koment për Efin duke i thënë se ajo i kujtoi dikë dhe bëhej fjalë për ish vjehrrën e këngëtarit, Jozefina Topallin. Për herë të parë Luizi nuk ka reaguar dhe si rrallëherë nuk ka bërë asnjë batutë në lidhje me këtë koment të Arbanës por vazhdoi të fliste për diçka tjetër duke shpërqendruar situatën.
Kujtojmë se këngëtari është komentuar shpesh për lidhjen e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi Topalli, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.












