Luizi Ejlli konsiderohet këtë vit si fenomeni i Big Brother VIP. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas” analisti Arjan Konomi u shpreh se të gjithë gjërat bëjnë pak njëri-tjetrin.
Ai shtoi se pa Big Brother, nuk do ishte Luizi, por shtoi se nëse nuk do ishte Luizi ndoshta do kishte qenë ndonjë personazh tjetër por jo me përmasat e famës që ka arritur ai.
“Është një pyetje pak kurth. Të gjitha gjërat bëjnë njëri-tjetrin. Ju nuk bënit një emision të suksesshëm, do ishin dy të tjerë. Ky kombinimi, nevoja me atë që kërkohet dhe ajo që afrohet është ndonjëherë çelësi i suksesit. Është Luizi që bën Big Brotherin, por është edhe Big Brotheri që bën Luizin”, tha Konomi.












