Monedha Europiane i është rikthyer rënies së përshpejtuar ditën e sotme duke prekur rekord më të ulët në Shqipëri që nga koha kur Euro filloi të përdorej si monedhë zyrtare në vitin 2002.
EURO – Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro u këmbye sot me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë.
DOLLARI – Në tendencë rënëse ishin dhe valutat e tjera. Dollari ditën e sotme këmbehet me 95.85 lekë, duke u luhatur në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Gjithashtu edhe Paundi britanik zbriti në 122.21 lekë.
Sipas agjentëve të këmbimit, kjo është ulja më drastike që ka pësuar Euro në vendin tonë dhe kjo rënie “pikiatë” shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës europiane në treg.












