Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla nuk është përmbajtur gjatë seancës së sotme plenare. Ai iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha duke i thënë:
“Ti o Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati. Ky do bëjë të sëmurin, po ky këllqe që të shkojë para prokurorëve nuk i ka. Eshtë një i vdekur që vazhdon ecën në këmbë, ky flet në emër të drejtësisë amerikane”, tha Balla.
Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i cili kërkoi përjashtimin e Ballës nga seanca.












