Drejtuesja e qarkut Fier, Belinda Balluku u shpreh mandati i katërt është mandati i shqiptarëve për ta çuar vendin përpara siç vetëm Edi Rama di.
Gjatë fjalës së saj në çeljen zyrtare të fushatës së PS, Balluku theksoi se Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar.
“Nuk ka më bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë për ta cuar këtë vend përpara sic vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve për ta cuar Shqipërinë njëherë e mirë në Evropë për ta bërë vendin pjesë të BE. Shqiptarët që janë më europianë se kushdo tjetër dhe tashmë është koha që t’i bashkohen asaj tryeze. Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar. Ndërkohë priten, 11 mandate nga ne. Nëse ne jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal” tha Balluku.












