Kandidati i primareve të Berishës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka premtuar transport publik falas dhe modern në kryeqytet.
Ky është një premtim gati i pabesueshem per t’u realizuar, njësoj si “tramvai” i Lulzim Bashes që ngeli një “ëndërr në sirtar” të demokratëve. Në krah të Sali Berishës, Këlliçi habiti me këtë deklaratë duke thënë se Tirana do të bëhet kryeqyteti i tretë në Europë.
“Ne do të jemi kryeqyteti i tretë në Europë pas Talinit dhe qytetit të Luksemburgut që do të ofrojmë transport publik falas. Transporti publik do të modernizohet dhe do të jetë zgjedhje e parë për udhëtarët. Tirana do të shpejtojë ritmin e lëvizjes”, ka deklaruar Këlliçi në krah të Sali Berishës.












