Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e showbizz por tani është rikthyer me rekorde shikueshmërie.
Banor i Big Brother VIP, ka bërë për vete një popull të tërë që çmenden pas tij. Jo vetëm populli i thjeshtë por edhe personazhet më të njohur te showbizit shqiptar janë “vënë pas tij” sidomos futbollistët shkodran të Vllaznisë.
Stilistja që kujdeset për veshjet e Luizit në Big Brother, Miranda Dupi, u pyet nga gazetari, nëse është e vërtetë që Bekim Balaj ka paguar 10 mijë euro për rrobat e Luizit.
Gjatë përgjigjes stilistja nuk dha detaje se kush i kryen pagesat per Luizin, por ajo u shpreh se: “Nuk merrej me shifrat (leket) por thjeshtë me veshjet që përgatit për Luizin ne Prime“.












