Ilir Meta është pyetur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe kandidaturën e Belind Këlliçi në Tiranë.
Meta ka zbuluar edhe epitetin me te cilin demokratët i thërrasin Këlliçit i cili ka befasuar të gjithë duke premtuar transport publik FALAS në Tiranë. Ky është një premtim gati i pabesueshem per t’u realizuar, njësoj si “tramvai” i Lulzim Bashes që ngeli një “ëndërr në sirtar” të demokratëve
“Me fitoren e Këlliçit fitojmë të gjithë. Fitojnë të gjithë qytetarët në nevojë. Ne na intereson të fitojnë të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të rinjtë. Belindin ne e thërrasim Belo ngaqë është i ri dhe të rinjtë e shohin si shpresën e tyre dhe kandidaturë gjithëpërfshirëse” tha nder te tjera Meta.












