Dash Sula, tha se nëse PD shkon në zgjedhjet lokale me 2 kandidatë atëherë bashkitë do t’i dhurohen si në 2019-ën maxhoirancës socialiste.
Sula theksoi se i vetmi që ka në dorë bashkimin e Partisë Demokratike është Sali Berisha, të cilin të gjithë e shohin si “babain” e kësaj force politike.
“Kemi një regjim, siç u dhuruan bashkitë në 2019-ën, me dy kandidatë do të dhurohen dhe në 2023-shin bashkitë. Unë jam politikan modest dhe them se 90% në dorë për bashkimin e PD-së e ka Sali Berisha, ne të tjerët 10% kemi. Ai burrë aty është babai ynë, lideri ynë historik, ka aq shumë ndikim te kushdo“, tha Dash Sula.












