Ndryshe nga vendimi për bashkinë e Rrogozhinës, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionin ‘Berisha-Meta’ për shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.
Në një seancë tjetër të enjten Kolegji vendosi lënien në fuqi të vendimmarrjes së KAS, duke shpallur fitues kandidatin socialist, Arif Tafani në Bashkine e Belshit. Në rezultatet e Belshit ishte 48 vota diferencës mes kandidatit fitues të PS-së dhe atij të BF-së dhe kutia e votimit në burg kishte vetëm 29 vota në total.
Me herët, Kolegji Zgjedhor shpalli të pavlefshme zgjedhjeve vendore për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve ne kete zone.












