Në Parlament, i bashkon tymi kundër mazhorancës. Jashtë tij, në sfidën politike të parlamentareve te 2025-ës, Gazmend Bardhi zbulon se po bëhen negociata që të gjitha kampet brenda të djathtës, të mblidhen në një, edhe ne pjesën tjetër të aksionit opozitar.
Edhe me Sali Berishën në “arrest shtëpie”, Gaz Bardhi ka paralajmëruar mazhorancën se nuk ka për të pasur normalitet në Kuvend duke vijuar me trazirat dhe kaosin.
“Nuk ka për të patur normalitet të punës në Kuvend. Sepse normaliteti nënkupton që maxhoranca të kryejë detyrën e saj pa penguar opozitën të kryejë përgjegjësitë e veta kushtetuese. Nuk besoj që mungesa e Berishës do ta pengojë, por mungesa e Berishës dhe çdo deputeti të opozitës në aksion ka rëndësinë e vet. Do ta vlerësojmë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse sjellja jonë do të jetë e njëjtë, pra për të pamundësuar seancat normale, apo a do të kalohet në hapa të tjerë përshkallëzues të aksionit të opozitës”, tha Bardhi.












