Big Brother VIP do të zhvillojë finalen e madhe më 6 maj.
Spektakli i madh në momentin kur Arbana do të thotë emrin e fituesit do të zhvendoset larg shtëpisë më të famshme. Është planifikuar që momenti i çmimit të madh të dhurohet në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Air Albania”.
Aktiviteti këtë muaj në stadiumin “Air Albania” do të nisë me hapjen e fushatës të një krahu të caktuar politik, pastaj në vijim me projekte muzikore dhe gjithashtu këto ditët e fundit flitet se edhe finalja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” të zhvillohet aty.












