Benet Beci mori sot detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës duke bërë betimin para këshilltarëve bashkiakë.
Në fjalën e tij, Beci u zotua se urgjent do te nise punen dhe do te sherbeje me përkushtim maksimal për çdo banor të këtij qyteti.
“Është koha të paraprijë të ardhmen. Të nisim me përmirësimnin e cilësisë së jetës. Dera është e hapur për të gjithë ju. Më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por unë tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave”, tha Beci.












