Gazetari Bledi Mane hyri sërish mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP pasi ishte një ndër katër të votuarit nga publiku.
Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores, Kiara Tito. Ai tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin. Më tej shtoi se donte t’i “jepte një dorë” Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.
“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thashë do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje. Jam futur në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”, u shpreh Bledi Mane.












