Ish-banori i Big Brotherit, Bledi Mane feston sot ditëlindjen. Besojeni ose jo, ky është përvjetori i 50 i tij dhe me këtë rast ka organizuar një festë të madhe mes miqsh e personazhesh publik.
Bledi Mane u vendos ndjeshëm në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku doli me vullnetin e tij pak javë më parë.
Prandaj edhe festa e tij e ditëlindjes kishte pikërisht temën “Big Brother VIP”. Nga torta, te “kutia e pandorës” dhe zarfet duket se Big Brother është tashmë një pikë kyçe në jetën dhe karrierën e tij. Gazetari Bledi Mane, pas daljes nga “Big Brother Vip” ka nisur të komentojë lojën e banorëve, tashmë si dikush që i ka parë nga afër.












