Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel.
Bledi Manes thotë se ai personalisht ka një nivel zgjuarsie më të lartë se banorët e tjerë brenda shtepise dhe kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur. Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit. Madje Mane i konsideron banorët si studentët e një shkolle private, ku japin lekët dhe në fund marrin diplomën.
“Unë pashë Oltën aktore që nuk përmendi kurrë rolet e saj, një emër dramaturgu ose një film. Edhe Luizi këndonte një këngë në anglisht ose gjuhë tjetër, por jam i sigurt që nuk dinte përkthimin e tekstit e kaq ose kush e kishte shkuar ose kush e kishte kompozuar. Shtëpia e Big Brother mu duk si një universitet privat që kishte sjellë ca njerëz që kishin bërë pagesën dhe kaq ishte e rëndësishme, në fund kërkonin diplomën“, tha Bledi Mane.












