Edi Rama u është përgjigjur akuzave te “mediave kazan” te cilat shkruan se Kryeministri po rrit pagat dhe pensionet për të siguruar vota në zgjedhjet lokale të 14 marsit.
Pas akuzave që mori nga dalja në deklaratë për shtyp, kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale nxorri nenin, ku pretendon se shkruhet se Kodi Zgjedhor ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e jo ato lokale. E ndër të tjera nuk i kurseu akuzat ndaj kritikëve.
“Analfabetizmi politik është ku e ku më e keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj“-shkruan Rama.












