Kryeministri Edi Rama njoftoi se që nga e hëna do të nisë shpërndarja e ‘Bonusit të Pranvës’ për pensionistët brenda dhe jashtë vendit.
Rama thotë se mbi 730 mijë pensionistë do të kenë mundësi ta tërheqin këtë bonus në çdo pikë të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama.
Të moshuarit me pension deri në 200 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë 100 mijë lekë bonus, kurse ata që e kanë pensionin mbi 200 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë bonusin 50 mijë lekë.
Ndërkohë që pas një konsultimi publik, qeveria “Rama” premton se do të rishikojë në mandatin e katert jo vetëm masën e pensionit, por edhe disa aspekte të reformës së pensioneve.












