Banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” do të komentohen në studio nga Arbër Hajdari dhe deputetja aktuale e PD-së Ori Nebijaj.
Top Channel raporton se produksioni i “reality show”-t ka zbuluar se pozicioni i opionionistit do t’i besohet sërish themeluesit të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ndërsa krah tij, do të jetë Ori Nebijaj.
Kjo e fundit hoqi dorë nga televizioni pasi mori mandatin e deputetet në Partinë Demokratike e siç duket është gati për t’u shfaqur sërish në ekran. Kjo lëvizje e Ori Nebijaj tregon se PD-ja është e përçarë mes mbështetësve të Lulit që fle “gjumë” dhe Saliut që proteston nga maja e pallatit për shkak se ndodhet në “arrest shtëpie”.












