Moderatori Drini Zeqo ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” papritur.
Vendimi i tij për tu larguar nga “Reality show” ka qenë i menjëhershëm dhe ai nuk ka përshëndetur as banorët e tjerë të BBV që u njoftuan për largimin e tij me anë të një zarfi që mbërriti pak momente më parë në shtëpi.
Ndërkohë, në një reagim në rrjete sociale, personi që menaxhon faqet e tij shkruan se familajrët e Drinit gëzojnë shëndet të plotë duke ngritur dyshime mbi largimin e tij të papritur. Ata paralajmërojnë se së shpejti do tregojnë arsyen e këtij vendimi.
“Njoftojmë të gjithë portalet që mos krijojnë shqetësimi tek Drini dhe familjarët e tij. Familja e tij gëzon shëndet të plotë, njëkohësisht dhe Drini. Së shpejti një njoftim i dytë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga familjarët e Drini Zeqos.












