Mbrëmjen e djeshmë në shtëpinë e Big Brother banorët i bënë pyetje nga më të ndryshme njëri-tjetrit duke i shoqëruar me dënime nëse nuk përgjigjeshin.
Një nga pyetjet me “spec” që i ra Oltës ishte të tregonte vendin më të çmendur ku kishte kryer marrëdhënie seksuale.
“Dori im (burri) më fal po ta them. Ai do jetë duke bërtitur tani, mos e thuaj mos e thuaj. Nuk do puth njeri në qafë unë tani për dënim kështu që do e them” tha fillimisht Olta e cila ishte konfuze ta tregonte ose jo ngjarjen.
“Ok mund të them që vendi më i sikletshëm, s’po them që ka vend të sikletshëm po rrethanat. Janë rrethanat. Mund të them që kemi bere seks duke i dhënë makinës, seks ne ecje” u përgjigj Olta.












