Flamur Noka, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa theksoi se Rama ka paguar para për të zhdukur opozitën.
Teksa foli për protesta, Noka kërcenon teka thotë se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa të largohet Edi Rama.
“Ky skandal është i paprecedentë. Jo protestën e radhës, por Protestat. Do të konsultohemi me aleatët javën që vjen dhe më pas Shqipëria nuk ka paqe. Armiku i demokracisë nuk ka paqe. Kemi dëgjuar që oficer police mund të korruptoheshin , por nuk ndodh të poshtërosh vendin tënd duke tentuar të godasësh në zemër sigurinë e aleatit tonë SHBA. Rama ëhstë kapur me presh në duar” tha Noka.












