Festimet pas përfundimit të Big Brother mesa duket nuk kanë qenë aq të lehta fizikisht edhe emocionalisht për njërën prej ish-banoreve.
Nita Latifi ka shqetësuar fansat me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, pasi ka hedhur një foto nga spitali. Pas festës, Nita është shfaqur në rrjetet sociale duke marrë serum, teksa bashkangjitur shkruan: “Kështu ndodh kur nuk i jep vetes as edhe një minutë pushim.”
Mesa duket gjithçka vjen për shkak të sforcimit të tepërt gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë qenë të ngarkuara për të gjithë banorët e Big Brother.












