Balina Bodinaku ka qenë një nga opinionistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Edhe pse këtë sezon ajo nuk është më në rolin e opinonistes së këtij formati, ajo nuk ka munguar dhe nuk ka reshtur së shprehuri mendimet e saj për banorët në rrjetet e saj sociale. Teksa ka mbetur shumë pak nga finalja e madhe, Balina ka treguar edhe se kë sheh fitues të këtij edicioni.
“Ne e dimë fituesin pak a shumë. Duke lexuar angazhimin e fansave dhe të publikut mendoj se fituesi është Luizi dhe ka njëfarë kohe që dihet. Kjo gjë e ka prekur lojën, ka një mungesë të madhe të ambicies së banorëve të tjerë. E kanë nisur lojën më të dembelosur këtë vit dhe me shumë agresivitet. Nisi me vrull që ditën e parë, por tani ka rënë shumë”, u shpreh Balina Bodinaku.












