Policia e Vlorës ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.
Mbrëmjen e sotme, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, me fokus kryesor ndaj mjeteve me xhama të zinj.
Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.
Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë vendosur gjoba për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt.












