Klevis Balliu është befasuar nga rezultati në Rrogozhinë, ku Partia Socialiste thelloi diferencën duke fituar bindshëm ndaj kandidatit të vendosur nga Berisha.
Çuni i Fahri Balliut tha se Shqipëria është vend unik në gjithë botën, ku sipas tij, nuk ndodh që të rritet numri i votuesve kur përsëriten zgjedhjet.
Pavarësisht se kandidatët e Sali Berishës shkojnë nga humbja në humbje, PD vazhdon “zakonin e vjetër” duke pretenduar se u jane vjedhur votat imagjinare.
“Është rast unikal në botë Rrogozhina dhe duhet studiuar sepse është thyer rekord Guinness. Është hera e parë që ndodh në histori që përsëritja e një palë zgjedhjeve të pjesshme për një bashki, rritet numri i votuesve. A i sollën me charterin privat të Ramës votues të rinj, a nxorën nga burgu votuesit që votonin nga burgu, këtë nuk e di, por nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh kurrë, s’ka ndodhur në asnjë vend të botës”, tha Balliu.












