Kur kanë mbetur 45 ditë nga 11 maji kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit, Instituti prestigjioz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report TV sjellin rezultatet e sondazhin e dytë.
Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?
Të dhënat e sondazhit tregojnë se 43% e të anketuarve janë të kënaqur, ndërsa ata që janë të zhgënjyer janë në shifrat e 56%.
Sipas të dhënave të sondazhit, 29% e të anketuarve janë ‘shumë të kënaqur’ një rritje me 1% në krahasim me dy javë më parë.
14 % janë “mjaft të kënaqur”
5 % janë mjaft të zhgënjyer
1% thotë se “nuk di të gjykojë”













