Mëngjesin e kësaj të shtune Sheleguri i Leskovikut “është zgjuar” i mbuluar nga bora. Ajo i ka dhuruar pamje mahnitëse kësaj zone.
Reshjet e dëborës duket se janë rikthyer në zonat malore dhe në juglindje të vendit, ndërkohë që ditën e djeshme është raportuar për reshje dëbore në Dardhë, Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit. Temperaturat duke filluar nga e premtja do të bien ndjeshëm duke zbritur në -5 gradë celcius.
“Dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha meteorologia Porja.












