Ditën e djeshme modelet e “She’s on Top” kanë bërë një lojë me disa sfida pikante, ndersa Top Channel është kthyer ne nje kanal televiziv showbizi ku shfrenimi dhe degjenerimi i te rinjve prek kulmin me lojëra seksi.
Njërës nga modeleve i ra si sfidë që të puthte në buzë vajzën që ishte veshur me të njëjtën ngjyrë si ajo. Teksa modelja shkoi që të puthte konkurrentet, njërën refuzoi që t’a puthte.
E për këtë gjest e ngacmoi gazetari, Elios Shuli. Ky i fundit e pyeti se pse nuk e puthi Joanën dhe ajo u përgjigj: “E kam thënë që nuk më pëlqejnë shumë buzët e Joanës”.
Menjëherë Joana iu kundërpërgjigj duke thënë: “Buzët e mia janë yll bote”. Elios i sfidoi vajzat duke u thënë nëse mund të ketë një puthje live mes tyre, por Joana refuzoi menjëherë.












