Përgjatë fundjavës një parashutist ka rënë keq në bregdet, në zonën e Potamit.
Mësohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist në qarkun Vlorës, Vullnet Sinaj, ka bërë një ulje të gabuar duke u përplasur brutalisht në tokë.
Siç mund ta shihni në videon më poshtë, parashutisti përplaset me forcë, ndërsa fatmirësisht i riu ka shpëtuar vetëm me disa dëmtime fizike në kembë.












