Deputeti i Partise Demokratike, Saimir Korreshi me humorin e tij te zi i ka qarë “hallin” popullit. Korreshi si deputet ankohet se ne fund te muajit nuk i mjafton rroga e tij por gjithashtu thotë se pensionistët ne Shqiperi nuk kanë leke per te blerë mbathje.
“Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Pensionistet ne SHqiperi nuk kane leke per te blerë mbathje”, tha Korreshi.
Në përgjigje të tij, Delina Ibrahimaj thotë se i kanë në fokus pensionistët dhe i kanë shpërblyer vazhdimisht, megjithatë shprehet se po punojnë për rrugën që çon reformën e pensioneve.












