Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka goditur sërish në seancën e kësaj të hëne në Kuvend. Teksa foli për situatën në Lushnje, Koreshi tha edhe se në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe.
“Nuk ka gjë më tjetër në Lushnjë. Ju falënderoj që na hoqët gjykatën dhe Prokurorinë. Kismet inshalla del në shtator, të bëjmë rehat dhe plazhin. Shyqyr që na iku Apeli i Vlorës, menduam që të shkonim në kryeqytet. Vazhdon me ritme të fuqishme reforma në drejtësi. Po na ikin dhe drejtoritë. Një qytet me 200 mijë banor nuk ka më asnjë drejtori.
Shikoni nëse e zgjidhni këtë problem. I gjithë fisi u turr në Fier, se dhe për synetlliqe bëhesh atje. Daja im është bërë synet, por u bë nga tëmthi. Fatmirësisht gjithçka doli mirë dhe ne bëmë një piknik pasi shkoi i gjithë fisi me autobus. Legalizimet u bënë me blloqe. Të tjerët opingat e Sheros morën.”, tha Koreshi.












