Demokrati Saimir Korreshi gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ka qarë “hallin” e popullit.
Korreshi si deputet ankohet se ne fund te muajit nuk i mjafton rroga por qan edhe hallin e pensionisteve per te cilet ben thirrje qe qeveria duhet te ktheje vemendjen.
“Për të qenë të sinqertë jemi pro rritjes së rrogave. Por ka disa kategori të tjera, pensionistët ata me ndihmë ekonomike, do ja kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar. Bëni llogaritë sa marrim ne edhe s’na del, nuk bëjmë dot gjë me kalamajtë tanë për tja bërë qejfin, imagjino ata çfarë bëjnë”, tha Korreshi.












