Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo është një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Pas humbjes së thellë, ku për herë të parë në këto zgjedhje nuk arriti të fitonte as edhe Bashkinë e Shkodrës, Sali Berisha nuk pranoi rezultatin deshtues te zgjedhjeve. Berisha humbjen e thelle e justifikon duke thene se u blene votat, por pa zbuluar si u blene ne te gjithe Republiken e Shqiperise.
“Makineria elektorale e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë më parë historinë e këtij vendi votën e shqiptarëve. Kjo është një ditë e vështirë një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga alfat tek omega, nga krimi shtetëror elektoral dhe ordiner”, tha Berisha.












