Pas humbjes në Angli, Shqipëria përgatitet tashmë për duelin e dytë të kualifikuesve të Kupës së Botës. Sfida kundër Andorës, të hënën në orën 20:45, e vlefshme për Grupin K, do të luhet në stadiumin tonë kombëtar në Tiranë.
Kumbulla dhe Ismajli ende nuk dihet nëse mund të kenë minuta në krah të Gjimshitit, apo në qendër do të preferohet sërish Arlind Ajeti.
Në mesfushë, surpriza mund të jetë Medon Berisha në vend të Ramadanit. Dilemë ka edhe në fazën offensive, ku Arber Hoxha dhe Ernest Muci janë alternative konkrete për titullarët e Anglisë, Asani dhe Bajrami.
Në sulm duket i sigurtë aktivizimi si titullar i Rey Manaj në vend të Myrto Uzunit. Shqetësim tjetër i madh i Silvinjos ka qenë pas Anglisë gjendja e portierit Tomas Strakosha, i dëmtuar ne ndeshjen ndaj Anglisë.












