Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Diaspora shqiptare mblidhet në SHBA në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

by Rilindje
17/09/2026
in BOTA
Diaspora shqiptare mblidhet në SHBA në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vite burgim, mbështetja për ta është shprehur edhe jashtë Kosovës.

Mbrëmjen e kaluar, shqiptarë të diasporës u mblodhën në Times Square, në zemër të Nju Jorkut, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe theksuan rëndësinë që, sipas tyre, ka ruajtja e kujtesës për luftën e Kosovës dhe sakrificën e popullit.

Pamje nga tubimi në Nju Jork ka publikuar në rrjetet sociale edhe prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Në reagimin e tij, Hajdari tha se diaspora shqiptare u mblodh në Times Square për të shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar aktgjykimin ndaj tyre si të padrejtë.

“Dje në Manhattan, në Times Square! TË GJITHË BASHKË, PËR NJË QËLLIM — LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Mbrëmë, diaspora shqiptare u mblodh si një trup i vetëm, me një zë dhe me një qëllim: të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë, ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ne besojmë se janë dënuar padrejtësisht.

Pavarësisht se nga cila trevë shqiptare vijmë, sot na bashkon Kosova, na bashkon historia jonë dhe respekti për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e saj.

Nga Amerika e kudo në diasporë, mesazhi ynë është i qartë: nuk i harrojmë çlirimtarët tanë dhe nuk harrojmë sakrificën e popullit të Kosovës.

Së bashku kemi qenë në ditët më të vështira dhe së bashku do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe sot — si vëllezër e motra, si një diasporë dhe si një komb.

LIRI • DREJTËSI • DINJITET

Së bashku për vëllezërit tanë. Së bashku për çlirimtarët”, shkroi Hajdari në Facebook.

NGA KATEGORIA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026
“Jep dorëheqjen o kriminel”/ Militantët e Berishës e presin me protestë Ramën në Irlandë, e qëllojnë me…
BOTA

“Jep dorëheqjen o kriminel”/ Militantët e Berishës e presin me protestë Ramën në Irlandë, e qëllojnë me…

11/11/2026
“BE nuk po i mbyll sytë”/ Bashkimi Europian BEFASON me reagimin për protestuesit…
BOTA

“BE nuk po i mbyll sytë”/ Bashkimi Europian BEFASON me reagimin për protestuesit…

11/11/2026
Dy javë pasi u lirua nga qelia, Fredi Beleri dorëzon kërkesën për…
BOTA

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i…

10/11/2026
E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë…
BOTA

E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë…

10/11/2026
Askush nuk e priste! Strasburgu i jep të drejtë Belerit, ja DËNIMI për shtetin shqiptar…
BOTA

Askush nuk e priste! Strasburgu i jep të drejtë Belerit, ja DËNIMI për shtetin shqiptar…

10/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!