Një bujë e madhe është krijuar në rrjet për shkak të ndryshimit që ndodhi në Instagramin e Luiz Ejllit. Ditën e djeshme Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, mikesha që ka menxhuar Instagramin e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe Top Channel, pasi ata e kanë dashur gjithmonë Instagramin e Luizit.
E sipas tij, rasti më i mirë për t’a bërë këtë ka qenë pas hapjes së “GoFundMe”, ku produksionit i lind e drejta të thotë se imazhi i Luizit po ke keqpërdoret jashtë. Përsa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur për herë të parë nga mikesha e Luizit, Jurgena Tusha e cila ka pranuar se është kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq nëse nuk e dorëzonte Instagram-in e tij.
“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qenë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar.












