Fatmir Xhafaj foli për konfliktet e vazhdueshme të kandidatëve të PD-së, pak ditë para fushatës.
Xhafaj tha se nuk beson se do të ketë ndonjë konflikt pas zgjedhjeve nëse PD-ja humbet, pasi sipas tij, shoqëria shqiptare sot është ndërgjegjësuar edhe nuk ndjek partitë politike.
Pyetje: Keni qenë edhe ministër Rendi, besoni se shoqëria shqiptare nuk ka elementë të kalojë pranë një ndezjeje si ajo e 1997-ës?
“Jo nuk e besoj. Por për fat të mirë janë gjëra sporadike, nuk janë një dukuri përgjatë gjithë procesit elektoral. Ky proces në tërësinë e vet është i qetë, po shkon mirë. Besoj se është një tregues i ndërgjegjësimit, i pjekurisë së shoqërisë shqiptare, më shumë sesa meritë e partive politike. Është pjekur shoqëria shqiptare, por është forcuar edhe kultura demokratike në vend. Unë nuk besoj se do të ketë diçka”, tha Xhafaj.












